Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا
për të besuar Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, dhe që të ndihmoni (dispozitat) e Tij, dhe ta madhëroni Ate dhe falenderoni Ate me namaz në mëngjes dhe mbrëmje. (9)
... Që ju ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ... -
Për shkak të ftesës së qartë dhe të bukur të Profetit, për shkak të mësimit prej tij të çdo gjëje të mirë dhe të dobishme, ai u dërgua që njerëzit të besojnë Allahun dhe Profetin e Tij në mënyrën më të saktë dhe të qartë. Ky besim kërkon që njerëzit të binden dhe të jetojnë sipas urdhrave e porosive të tyre, në të gjitha çështjet.... të cilin ta përkrahni e ta respektoni, ... -
Ta respektoni, duke plotësuar të drejtat dhe përgjegjësitë ndaj tij. Profeti meriton respektin tuaj të plotë, sepse nëpërmjet tij, Zoti ju çliroi nga mosbesimi dhe ju dhuroi lirinë që ju fal besimi.... dhe që ta lartësoni
(Allahun)mëngjes e mbrëmje -
Kuptimi: Ta madhëroni, lartësoni e lavdëroni Allahun, duke bërë tesbih mëngjes e mbrëmje! Në këtë ajet përmenden tri lloje detyrimesh:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë