Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ
Perëndia, me të vërtetë; i di fshehtësitë e qiejve dhe Tokës. Perëndia i sheh të gjitha ato që punoni ju. (18)
S’ka dyshim se Allahu i di të fshehtat e qiejve e të Tokës. -
Allahu është i Gjithëditur për çështjet e fshehta, që krijesat nuk i dëshmojnë dhe as i dinë. Ai e di çfarë fshihet në thellësitë e errëta të oqeanit, Ai e di çfarë fsheh nata dhe çfarë zbulon dita. Allahu di për çdo pikë shiu, madje edhe ku ajo zbret. Ai di edhe për çdo thërrmijë rëre. Allahu e di çfarë fshihen në gjokse dhe çdo çështje të fshehtë tjetër, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fsheh-tësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [El en’amAllahu sheh gjithçka që ju punoni. -
Allahu që ju vështron në çdo gjendje e punë, do t’jua japë shpërblimin për to të plotë, ashtu siç e gjykon Ai, me mëshirën e Tij të gjerë dhe me urtësinë e Tij të madhe. Përfundoi edhe tefsiri i sures Huxhurat, me ndihmën dhe suksesin e dhuruar prej Allahut. Ty, o Allah, dhe vetëm Ty të takon lavdia! Ti je Bujari dhe Bamirësi më i madh e Mëshirëplotë!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë