Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 105)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 105

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا عَلَيْكُمْ أَنْفُسَكُمْ ۖ لَا يَضُرُّكُمْ مَنْ ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ ۚ إِلَى اللَّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 105 ١٠٥

O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t’ju dëmtojë ai që është i humbur. Te Perëndia të gjithë do të ktheheni, e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar. (105)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë... -

Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse ju rregulloni veten tuaj, atëherë ju nuk mund të dëmtoheni nga ata që kanë devijuar prej rrugës së drejtë. Ata dëmtojnë veçse veten e vet. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim. Dikush mund të mendojë se ai të thotë që urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat nuk është ndonjë gjë e domosdoshme. Por ky është një mendim i gabuar, sepse që feja e robit të jetë e plotë, duhet që ai të kryejë edhe detyrën e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja. Nëse nuk ka mundësi që të ndalojë të keqen dhe të urdhërojë për të mira me vepra dhe me fjalë, kjo nuk është e pamundur që të kryhet me zemër. Nëse e bën me zemrën e tij, atë nuk ka për ta dëmtuar humbja e të devijuarve.

Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar. -

Përfundimi juaj është tek Ai, para të Cilit do të grumbulloheni Ditën e Gjykimit. Ai do t’ju llogarisë dhe shpërblejë për veprat që keni bërë, të mira apo të këqija.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë