Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا شَهَادَةُ بَيْنِكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ حِينَ الْوَصِيَّةِ اثْنَانِ ذَوَا عَدْلٍ مِنْكُمْ أَوْ آخَرَانِ مِنْ غَيْرِكُمْ إِنْ أَنْتُمْ ضَرَبْتُمْ فِي الْأَرْضِ فَأَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةُ الْمَوْتِ ۚ تَحْبِسُونَهُمَا مِنْ بَعْدِ الصَّلَاةِ فَيُقْسِمَانِ بِاللَّهِ إِنِ ارْتَبْتُمْ لَا نَشْتَرِي بِهِ ثَمَنًا وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَىٰ ۙ وَلَا نَكْتُمُ شَهَادَةَ اللَّهِ إِنَّا إِذًا لَمِنَ الْآثِمِينَ
O besimtarë! – kur t’ju afrohet vdekja, me rastin e dhënies së testamentit, le të dëshmojnë dy të drejtë prej jush, ose dy të tjerë që nuk janë prej jush – nëse gjendeni në rrugë dhe u duken shenjat e vdekjes. E, nëse dyshoni në ta, mbani ata pas namazit dhe le të betohen në Perëndinë. “Na nuk do ta shesim betimin me kurrfarë çmimi, edhe nëse është fjala për çfarëdo të afërmi, dhe dëshminë që na urdhëron Perëndia nuk do ta fshehim, sepse, atëherë, do të ishim, me të vërtetë mëkatarë”. (106)
...ose dy të tjerë jo prej jush... -
Domethënë, që nuk janë muslimanë, por janë çifutë, të krishterë ose të tjerë. Kjo lejohet kur është e nevojshme dhe nuk ka dëshmitarë muslimanë. Kështu veprohet gjatë udhëtimeve, kur befasohemi me vdekjen. Në këtë situatë, fjala e të tillë dëshmitarëve është e pranueshme, prandaj i Lartësuari nuk e përsërit urdhrin për t’i marrë si dëshmitarë. Megjithatë, prej tyre duhet që të merret fjala që do të dëshmojnë me drejtësi. Thotë i Madhëruari:Nëse dyshoni, i ndalni ata të dy pas namazit dhe le të betohen në Allahun
(duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.” -Dëshmitarët kapen pas namazit të ikindisë, të cilin e respektojnë, dhe bëhen që të betohen se do të thonë të drejtën dhe nuk do ta tjetërsojnë dëshminë. Ata duhet të thonë: Ne nuk do ta shesim betimin në Allah për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi. Me fjalë të tjera, nuk do të gënjejmë për hir të ndonjë interesi të dynjasë, qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për ndonjë të afërm. Kurrë nuk do të fshehim dëshminë e vërtetë, por do ta sjellim ashtu sikurse e kemi dëgjuar. Nëse e ndryshojmë dëshminë e vërtetë, atëherë do të jemi gjynahqarë. Nëse, nëpërmjet hetimit të fakteve, zbulohet se ata kanë gënjyer, atëherë le të dëshmojnë dy të tjerë, sikurse thotë i Madhëruari:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë