Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 111)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 111

وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى الْحَوَارِيِّينَ أَنْ آمِنُوا بِي وَبِرَسُولِي قَالُوا آمَنَّا وَاشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ 111 ١١١

dhe kur i urdhërova Havarijjunët (Apostujt): “Besomëni Mua dhe Pejgamberin Tim!” Ata u përgjigjën: “Na besojmë, e ti bëhu dëshmues që ne jemi muslimanë!” (111)

Tefsiri
Kujto se si, kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek i Dërguari Im, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë!”. -

Kuptimi: Kujto mirësinë Time ndaj teje, kur të bëra me mbështetës dhe pasues, kur i mbusha zemrat e dishepujve me besimin tek Unë dhe te Profeti. Nëpërmjet teje, Unë u dhurova atyre Shpalljen dhe, kur ti i ftove, ata e pranuan, e besuan dhe u bindën që të jetonin dhe punonin sipas saj. Ata thanë: “Ne e besuam Allahun, prandaj dëshmo për ne se jemi muslimanë, pra, të dorëzuar tërësisht ndaj një Zoti të vetëm.” Kështu, ata shprehën njëherazi dy cilësi të tyre:

1 besimin e fortë në zemrat e tyre, që i bëri të jenë të shpëtuar dhe larg hipokrizisë apo luhatjeve.

2 islamin e tyre, që shprehet me bindje të plotë e dorëzim ndaj Zotit dhe vepra të mira konkrete, që tregojnë këtë dorëzim.Dishepujt ishin ndihmëtrët e rrugës së Allahut, sikurse thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut.” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” [Saf 14].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë