Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَهَلْ يَنْتَظِرُونَ إِلَّا مِثْلَ أَيَّامِ الَّذِينَ خَلَوْا مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ قُلْ فَانْتَظِرُوا إِنِّي مَعَكُمْ مِنَ الْمُنْتَظِرِينَ
Vallë, a presin ata tjetër gjë, përpos (dënimeve) të ngjashme si të atyre që kanë përjetuar më parë. Thuaj: “Pritni ju (dënimin) se edhe unë po pres me ju!” (102)
Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë? -
Çfarë presin tjetër mohuesit e shpalljeve të Zotit, me gjithë qartësinë e tyre? Ajo që pritet është i njëjti përfundim, sikurse ai i popujve që shkuan. Ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim si të tjerët. Ky është ligji i Zotit, sepse të njëjta ishin edhe padrejtësitë e tyre. Ai thotë:Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!” -
Më vonë do ta kuptoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe shpëtimi nga çdo e keqe në këtë botë dhe tjetrën. Të shpëtuarit kanë qenë dhe do të jenë vetëm profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë