Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ هَمَّ قَوْمٌ أَنْ يَبْسُطُوا إِلَيْكُمْ أَيْدِيَهُمْ فَكَفَّ أَيْدِيَهُمْ عَنْكُمْ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُونَ
O besimtarë! – kujtonie dhuntinë e Perëndisë, të cilën ua dhuroi atë ditë kur një grup njerëzish deshën t’u dëmtojnë juve me duart e tyre prej jush. Druajuni Perëndisë! Dhe le të mbështetën vetëm te Perëndia besimtarët! (11)
O ju që keni besuar! Kujtojeni mirësinë e Allahut ndaj jush, kur një popull tentoi të zgjaste duart kundër jush, por
(Allahu)i sprapsi duart e tyre prej jush! -
Allahu i Madhëruar u kujton adhuruesve të Tij besimtarë mirësitë e mëdha me të cilat i ka begatuar dhe i nxit ata që t’i kujtojnë shpesh ato, me zemër dhe me gojë. Ashtu sikurse fitorja mbi armiqtë është një mirësi e dhuruar prej Zotit, ashtu edhe mbrojtja nga qafirët dhe kthimi i kurtheve kundër tyre duhet parë si mirësi prej Tij. Armiqtë e Zotit planifikojnë vazhdimisht sulme dhe kurthe kundër besimtarëve dhe përpiqen shumë që t’ia arrijnë qëllimit, prandaj nëse ata nuk ia arrijnë dot qëllimit, kjo është një mirësi nga Allahu i Madhërueshëm, mirësi që na kërkon të jemi mirënjohës. Ai e meriton që të adhurohet, të falënderohet dhe ta lavdërosh vazhdimisht për këto mirësi. Këtu bëhet fjalë për çdo rrezik që u kanoset besimtarëve, nga qafirët, munafikët apo agresorët e çdo lloji. Pra, sa herë ke shpëtuar nga një e keqe, kjo është një mirësi prej Allahu, për të cilën Ai duhet falënderuar e kujtuar. Më pas, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për diçka, nëpërmjet së cilës do të mbrohen kundër jobesimtarëve dhe çdo lloj armiku tjetër. Ai i mëson ata si të arrijnë fitoren dhe suksesin në çdo punë dhe çështje:Frikësojuni Allahut dhe vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët! -
Këto janë dy këshilla:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë