Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا ۖ وَقَالَ اللَّهُ إِنِّي مَعَكُمْ ۖ لَئِنْ أَقَمْتُمُ الصَّلَاةَ وَآتَيْتُمُ الزَّكَاةَ وَآمَنْتُمْ بِرُسُلِي وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا لَأُكَفِّرَنَّ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَلَأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ فَمَنْ كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ مِنْكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاءَ السَّبِيلِ
Me të vërtetë, Perëndia mori premtimin e bijve të Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë kujdestarë (mbikëqyrës), – dhe Perëndia tha: “Unë jam (në ndihmën tuaj)! Në qoftë se do të kryeni namazin e jepni zeqatin, e besoni pejgamberët e Mi, i ndihmoni ata dhe t’i jepni vullnetarisht hua Perëndisë (në rrugën e Tij), atëherë, Na, me të vërtetë, do t’ju mbulojmë mëkatet tuaja dhe do t’ju shpiem në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. E, ai që prej jush mohon edhe pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë. (12)
Allahu mori zotimin e bijve të Izraelit dhe caktoi dymbëdhjetë prijës nga mesi i tyre. -
Ai mori prej tyre një premtim të rëndësishëm, të përforcuar me betime. Prej tyre, Allahu i Lartësuar përcaktoi 12 prijës, si përfaqësues të popullit të tyre dhe si përcjellës të urdhrave të Tij. Domethënë, ata do të ishin ftuesit në rrugën e Zotit.Allahu tha: “Unë jam me ju!” -
Allahu i Madhëruar iu drejtohet prijësve, që aq shumë hoqën dhe u përpoqën me fiset e tyre, me qëllimin e detyrën për t’i bindur ata. Ai u thotë: Unë jam me ju, duke ju ndihmuar dhe duke ju dhënë sukses. Ndihma do t’ju jepet sipas përpjekjeve dhe mundit të shpenzuar. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon veprat që ata do të zotoheshin se do të kryenin:Në qoftë se falni rregullisht namazin, jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni e i respektoni ata dhe huazoni për hir të Allahut hua të mirë, … -Ajo që kërkohej ishte:...pa dyshim që Unë do t'jua fal të këqijat tuaja dhe do t’ju fus në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. -
Kështu, Allahu i Madhëruar u premton atyre dy mirësi:Por në qoftë se pas kësaj ndonjë prej jush kundërshton, ai e ka humbur rrugën e drejtë. -
Pas atij premtimi të përforcuar me betime dhe pas gjithë atyre shpërblimeve të premtuara dhe kërcënimeve për thyerjen e tij, ata që mohojnë dhe e shpërfillin atë, vërtet kanë humbur thellë. Ata e kanë braktisur rrugën e Zotit me vetëdije dhe dijeni të plotë, prandaj meritojnë atë që meritojnë të humburit. Ata do të jenë të privuar nga shpërblimi dhe do të vuajnë ndëshkimin. Kjo ndoshta të nxit të thuash: “Oh, të mjerët! Çfarë bënë kështu?! Vallë, a e përmbushën premtimin ndaj Zotit, apo jo?” Por Allahu i Madhëruar deklaron se ata e thyen betimin:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë