Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِنَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّا نَصَارَىٰ أَخَذْنَا مِيثَاقَهُمْ فَنَسُوا حَظًّا مِمَّا ذُكِّرُوا بِهِ فَأَغْرَيْنَا بَيْنَهُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ ۚ وَسَوْفَ يُنَبِّئُهُمُ اللَّهُ بِمَا كَانُوا يَصْنَعُونَ
Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kijametit. Se, Perëndia, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar. (14)
Ne morëm zotimin edhe nga ata që thanë “Ne jemi nesara
(pasues të Isait)”. Por edhe ata e harruan një pjesë të asaj
(shpalljes)me të cilën u urdhëruan. Prandaj, Ne kemi hedhur ndërmjet tyre armiqësinë dhe urrejtjen midis njëri-tjetrit, deri në Ditën e Kijametit. Allahu do t’ua shpalosë se çfarë kanë bërë. -Ashtu si me jehudët, të cilët u zotuan për zbatimin e porosive të Zotit, ashtu ndodhi edhe me ata që u quajtën “nesara”, pra, ndihmësit e Isait, të birit të Merjemes. Ata u zotuan të besonin profetin Isa dhe të pastronin shpirtrat e tyre nëpërmjet besimit tek Allahu dhe zbatimit të porosive të profetëve dhe shpalljeve hyjnore. Por edhe ata e thyen premtimin dhe harruan një pjesë të udhëzimit të Allahut. Ata harruan diturinë dhe zbatimin e saj. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar u futi armiqësi kundër njëri-tjetrit, prandaj mes tyre ka patur dhe do të ketë përçarje dhe luftë, deri në Ditën e Gjykimit. Ky është një fakt i dukshëm dhe i vërtetuar në realitet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë