Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَهْدِي بِهِ اللَّهُ مَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلَامِ وَيُخْرِجُهُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِهِ وَيَهْدِيهِمْ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ
me të cilin Perëndia i drejton ata që ndjekin kënaqësinë e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë. (16)
Allahu udhëzon nëpërmjet tij në rrugët e shpëtimit ata që kërkojnë kënaqësinë e Tij -
Nëpërmjet Kur’ânit, Allahu i Lartësuar udhëzon ata që përpiqen sinqerisht për të kënaqur Atë. Qëllimi i tyre është i mirë, prandaj Allahu i Lartësuar i udhëzon drejt së mirës dhe në rrugën e paqes. Kjo rrugë i siguron udhëtarët e saj nga ndëshkimi dhe i çon në vendin e lumturisë. Kjo është rruga e drejtë, e ndërtuar mbi dijen e saktë dhe punën e sinqertë në bazë të kësaj diturie, për të kënaqur Zotin. Sa më e gjerë dhe e hollësishme të jetë dituria dhe puna me të, aq më e lartë do të jetë grada e robit.…dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë, me Lejen e Tij. Ai i udhëzon ata në një Rrugë të Drejtë. -
Nëpërmjet Kur’ânit dhe mësimeve të Profetit të Tij, Allahu i nxjerr njerëzit nga errësira e kufrit, bidatit, poshtërsive, injorancës dhe pakujdesisë, në dritën e imanit të pastër, traditës profetike, bindjes ndaj Tij dhe Profetit, diturisë së gjerë dhe përmendjes së Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “... me ndihmën e Tij ...”. Pra, i gjithë ky udhëzim është dhuratë e Allahut. Ajo që Allahu ka dashur të jetë është, dhe ajo që Allahu nuk lejoi të jetë, nuk është.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë