Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 18

وَقَالَتِ الْيَهُودُ وَالنَّصَارَىٰ نَحْنُ أَبْنَاءُ اللَّهِ وَأَحِبَّاؤُهُ ۚ قُلْ فَلِمَ يُعَذِّبُكُمْ بِذُنُوبِكُمْ ۖ بَلْ أَنْتُمْ بَشَرٌ مِمَّنْ خَلَقَ ۚ يَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَلِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ وَإِلَيْهِ الْمَصِيرُ 18 ١٨

Hebrenjt dhe të krishterët kanë thënë: “Na jemi të bijt e Perëndisë dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “E përse ju dënoi (Ai) juve për shkak të mëkateve tuaja? Jo! (Nuk është ashtu si thoni ju), por ju jeni njerëz nga ata që ka krijuar Ai. Ai falë kënd të dojë dhe e dënon kënd të dojë. E, pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë. (18)

Tefsiri

Judejtë dhe të krishterët thanë: “Ne jemi bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij

(nga njerëzit)”. - Sipas shpjegimit dhe kuptimit të saktë, fjala “bir” ka kuptimin: “i dashur, i zgjedhur”, dhe nuk nënkupton birësinë e lindjes. Ata që e kuptojnë birësinë me kuptimin e drejtpërdrejtë, pra të lindjes, janë të krishterët, të cilët pretendojnë për Isain (a.s)se është biri i lindur nga Zoti. Por Allahu i Madhëruar ua kthen atyre këtë pretendim të pabazë:

Thuaju: “E pse, pra, Ai ju dënon për gjynahet tuaja?” -

Nëse do të ishit vërtet të dashurit dhe të zgjedhurit e Zotit, atëherë pse ju ndëshkon për gjynahet tuaja? Dihet mirë se Allahu i Madhërishëm përzgjedh veç ata që angazhohen maksimalisht për ta merituar statusin “të dashur të Zotit”, duke bërë vepra të mira, që e kënaqin Zotin.

Jo, ju jeni veçse njerëz, nga njerëzit që Ai ka krijuar. Ai fal atë që do dhe dënon atë që do. -

Kuptimi: Edhe ju jeni të nënshtruar, edhe mbi ju zbatohet drejtësia dhe bamirësia e Zotit, ashtu sikurse mbi të gjithë njerëzit e tjerë, sipas urtësisë së Tij. Është Ai që vendos, me urtësinë dhe diturinë e Tij, për ata që i fal apo i ndëshkon. Çdokush që e ka bërë hak shpërblimin, Zoti e shpërblen me bujarinë e Tij. Çdokush që e ka bërë hak ndëshkimin, Zoti e ndëshkon me drejtësinë e Tij.

Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet në mes tyre, dhe vetëm tek Ai është kthimi. -

Gjithçka në qiej e në tokë është pasuri dhe pronë e Allahut të vetëm. Atij i takon pushteti mbi to. Çdo gjë është krijesë e të Madhërishmit, mbi të cilën zbatohen ligjet e Tij. Atëherë, çfarë të veçante keni ju, që të jeni të zgjedhurit dhe të dashurit e Allahut. Edhe ju, ashtu sikurse të gjithë të tjerët, do të ktheheni tek i Plotpushtetshmi i Vetëm, në Ditën e Fundit, dhe është Ai që çdokujt do t’i japë shpërblimin e merituar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë