Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 28

لَئِنْ بَسَطْتَ إِلَيَّ يَدَكَ لِتَقْتُلَنِي مَا أَنَا بِبَاسِطٍ يَدِيَ إِلَيْكَ لِأَقْتُلَكَ ۖ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ رَبَّ الْعَالَمِينَ 28 ٢٨

Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë në të vërtetë nuk do ta ngre dorën në ty që të të vras. Dhe unë me të vërtetë, i druaj Perëndisë, Zotit të gjithësisë. (28)

Tefsiri

“Nëse ti e zgjat mbi mua dorën tënde për të më vrarë, unë kurrë nuk kam për ta zgjatur mbi ty dorën time për të të vrarë,” -

E gjitha kjo, jo sepse ishte frikacak apo i paaftë që të mbrohej, por për një arsye shumë të fortë:

“...sepse unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve.” -

Dhe, pa dyshim, ai që i frikësohet Allahut kurrësesi nuk i afrohet dhe as merr guximin të kryejë gjynahe ndaj Tij, e sidomos gjynahe të mëdha, sikurse është marrja e jetës së tjetrit pa të drejtë. Ky ajet është një kërcënim i hapur për këdo që synon të kryejë vrasje. Ai është porosi që njeriu të ketë frikë Zotin në veprat e tij dhe të druhet nga ndëshkimi i Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë