Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 69)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 69

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالصَّابِئُونَ وَالنَّصَارَىٰ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَعَمِلَ صَالِحًا فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 69 ٦٩

Ata që besojnë, madje Hebrenjt, të krishterët dhe Sabi’inët; - kushdo që beson Perëndinë (si është urdhëruar), jetën tjetër dhe punon vepra të mira, për ta nuk ka kurrfarë droje as mërzie. (69)

Tefsiri

Ata që besuan

(në Kur'anin)

, judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit

(me besim të drejtë)

dhe bëri vepra të mira

(sipas shpalljes së Zotit)

për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim. -

Allahu i Madhëruar na flet për ithtarët e të gjithë librave të Tij: të Kur’ânit, Teuratit ose Ungjillit, dhe na njeh me rrugën e lumturisë të secilit prej tyre. I Lartësuari na tregon se kjo rrugë ka qenë e njëjtë për çdo popull, në çdo kohë. Besimi i sinqertë në Allahun Një dhe të Pashoq, besimi në Ditën e Llogarisë dhe kryeja e veprave të mira, ashtu siç i kërkon besimi i pastër dhe i drejtë (i sqaruar nga profetët e Zotit). Në të gjitha kohërat, çdokush që ka kryer këto detyra nuk ka pse të frikësohet dhe as të brengoset: nuk ka pse të frikësohet për të ardhmen dhe nuk ka pse të brengoset për të kaluarën. Ky është një gjykim i pandryshueshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë