Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَفَلَا يَتُوبُونَ إِلَى اللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ ۚ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
E, përse ata nuk pendohen, (të kthehen te Perëndia) e të kërkojnë ndjesë nga Ai? Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues. (74)
Përse nuk pendohen tek Allahu dhe t’i kërkojnë falje Atij, kur dihet mirë se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë? -
Ata ftohen të kthehen të penduar në besimin e drejtë, duke e pranuar Allahun si të vetmin që meriton adhurimin dhe se Isai (a.s)ishte rob, krijesë dhe adhurues i Allahut, është thjesht Profeti i Tij. Ata ftohen të pendohen nga besimi i kotë që pasonin më parë dhe t’i kërkojnë falje Allahut për ato fjalë të turpshme dhe të padrejta. Nëse e bëjnë këtë, pra, nëse pendohen, ta dinë se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Ai i fal dhe i mbulon gjynahet e të penduarve, edhe sikur të kenë mbushur edhe kupën e qiellit. Ai i mëshiron të penduarit, duke ua pranuar pendimin dhe duke ua shndërruar veprat e këqija në vepra të mira. Shihni me kujdes se me çfarë fjalësh ua bën Allahu ftesën: me fjalët më të zgjedhura, që tregojnë dashuri, butësi e mëshirë. Ai nuk u thotë “Pendohuni!”, por u thotë: “ A nuk po pendohen...?” Bëni dallimin! Në vijim, Allahu i Madhëruar përshkruan natyrën e vërtetë të Isait (a.s)dhe nënës së tij, ashtu si ishin në të vërtetë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë