Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 77

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوا أَهْوَاءَ قَوْمٍ قَدْ ضَلُّوا مِنْ قَبْلُ وَأَضَلُّوا كَثِيرًا وَضَلُّوا عَنْ سَوَاءِ السَّبِيلِ 77 ٧٧

Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos kaloni kufirin në besimin tuaj, në kundërshtimin me të vërtetën dhe mos ndiqni pasionin e një populli, që qysh më parë patën humbur dhe kanë nxjerrë prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë janë shmangur nga udha e drejtë”. (77)

Tefsiri
Allahu i Lartësuar e porosit Profetin e Tij që t’u drejtohet ithtarëve të Librit me një këshillë të rëndësishme:

Thuaju: “O ithtarë të Librit! Mos e teproni me fenë tuaj, duke dalë jashtë të vërtetës,...” -

Kuptimi: Mos i kaloni kufijtë, mos kaloni nga e vërteta tek e kota, - sikurse vepruan në fakt me pretendimet e gabuara rreth Mesihut, apo edhe me madhërimin e udhëheqësve të tyre.“...dhe mos shkoni pas dëshirave të njerëzve para jush, që kanë humbur rrugën, kanë shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që janë larguar shumë prej rrugës së drejtë”. -

Kurrë mos ndiqni hapat e gabuara të njerëzve që devijuan nga e vërteta, madje devijuan nga e vërteta edhe shumë të tjerë, duke u dhënë një besim dhe fe të gabuar. Kështu, ata bënë njëherësh dy të këqija: devijimin e vetes dhe devijimin e të tjerëve. Këta janë udhëheqësit e ligësisë dhe të devijimit, prej të cilëve Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që të ruhemi dhe të mos i pasojmë. Kurrë nuk duhet të ndjekim dëshirat e shfrenuara dhe mendimet devijuese të tyre. Pastaj i Madhëruari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë