Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 78)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 78

لُعِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُودَ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَوْا وَكَانُوا يَعْتَدُونَ 78 ٧٨

U mallkuan ata nga bijtë e Israelit që ishin mohues, me gjuhën e Dautit dhe të Isait – të birit të Merjemës, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe ngase kishin kaluar kufirin: (78)

Tefsiri

Ata bij të Israilit që mohuan të vërtetën u mallkuan prej gjuhës së Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. -

Judejtë që mohuan të vërtetën u mallkuan, pra, u përjashtuan nga mëshira e Allahut. Dëshmia për këtë erdhi nga goja e Daudit dhe e Isait, të birit të Merjemes. Pra, për këtë dëshmuan këta dy profetë të mëdhenj, të cilët dëshmuan, gjithashtu, se e vërteta ishte shumë e qartë dhe e kuptueshme për atë popull, prandaj mohimi i tyre ishte me vetëdije të plotë. Ata thjesht u treguan mendjemëdhenj e armiqësorë. I Lartësuari i përmbledh arsyet e mallkimit të tyre në vijim:

Ndodhi kështu, sepse ata kundërshtuan dhe e tepruan. -

Ata nuk iu bindën Allahut në urdhrat dhe ndalesat e Tij dhe shkelën të drejtat e krijesave, të drejta të vendosura nga vetë Allahu. Këto vepra u bënë shkak që ata të meritonin ndëshkimin dhe të mallkoheshin. Pa dyshim, gjynahet dhe padrejtësitë sjellin ndëshkim të rëndë. Ndër gjynahet që u sollën atyre ndëshkimin, Allahu i Madhëruar përmend:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë