Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
تَرَىٰ كَثِيرًا مِنْهُمْ يَتَوَلَّوْنَ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ لَبِئْسَ مَا قَدَّمَتْ لَهُمْ أَنْفُسُهُمْ أَنْ سَخِطَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ وَفِي الْعَذَابِ هُمْ خَالِدُونَ
Ti i sheh shumicën nga ata që miqësohen me mohuesit. Me të vërtetë, e shëmtuar ësthë ajo që i përgatisin ata vetes: që Perëndia të pezmatohet në ta dhe t’i dënojë përherë. (80)
Ti e sheh që shumë prej tyre miqësohen me mohuesit. -
Domethënë: U shprehin atyre dashurinë, afrimitetin e mbështetjen e plotë.Sa e keqe është ajo që kanë përgatitur ata për veten e tyre! Allahu është i zemëruar me ta dhe ata do jenë përjetësisht në ndëshkim. -Me ato vepra të shëmtuara dhe të dështuara, ata merituan zemërimin e Allahut, për shkak të të cilit zemërohet çdo gjë. Kështu, ata merituan përjetësinë në ndëshkimin e madh. Ata i bënë padrejtësi vetes së vet, duke i krijuar këtë përfundim dëshpërues. Ata i bënë padrejtësi vetes, duke e privuar nga mirësitë e përjetshme dhe të mrekullueshme në Xhenet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë