Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا ۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُمْ مَوَدَّةً لِلَّذِينَ آمَنُوا الَّذِينَ قَالُوا إِنَّا نَصَارَىٰ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ
Ti gjithsesi do të vëresh, se armiqët më të ashpër për besimtarët (muslimanët) janë Hebrenjt dhe paganët. E, gjithsesi do të vëresh, se miqët më të afërt të besimtarëve janë ata që thonë: “Na jemi të krishterë”. Kjo rrjedh, nga se ndër ta ka dijetarë dhe murgë dhe ata me të vërtetë nuk madhështohen (në pranimin e së vërtetës). (82)
Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. -
Këto dy grupacione, në mënyrë kategorike janë më armiqësoret ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ato janë në krye të armiqve që përpiqen më së shumti për dëmtimin e muslimanëve dhe të Islamit. Kjo ndodh për shkak të urrejtjes së madhe në zemrat e tyre dhe për shkak të padrejtësisë, smirës, inatit dhe mohimit të së vërtetës, me të cilët ata janë edukuar dhe kanë mbushur shpirtin e tyre.Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, -
Allahu i Lartësuar tregon disa shkaqe të këtij afrimiteti:sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë,... -
Prej tyre ka dijetarë e asketë, që përpiqen e mundohen shumë me adhurimet e tyre. Pa dyshim, dashuria, asketizmi dhe adhurimet e shumta e zbusin zemrën dhe e bëjnë më të dhembshur. Ato e ruajnë zemrën nga ashpërsia dhe ftohtësia. Për këtë arsye, zemrat e tyre nuk kanë vrazhdësinë që i karakterizon judejtë, dhe as egërsinë, që i karakterizon idhujtarët....të cilët nuk tregohen kryeneçë. -
Pra, ata nuk i karakterizon arroganca ndaj së vërtetës dhe mosnënshtrimi ndaj saj. Kjo i bën ata që të jenë më të afërt dhe më të dashur me muslimanët. Nuk ka dyshim se një njeri modest dhe i përulur është më pranë mirësisë sesa një arrogant e kryeneç.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë