Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنْزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ الْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ
Kur dëgjuan ata për ate (Kur’anin) që i është zbritur Pejgamberit, i sheh ti ata, prej se kuptuan të Vërtetën, se si ju rrjedhin lotët nga sytë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Na besojmë, andaj na regjistro në mesin e atyre që dëshmojnë (profetninë e Muhammedit)”. (83)
Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" -
Ata që do dëshmojnë janë ndjekësit e Muhamedit a.s, të cilët dëshmojnë për njëshmërinë e Allahut, për vërtetësinë e besnikërinë e Muhamedit a.s, për vërtetësinë e besnikërinë e të gjithë profetëve të tjerë, si dhe për vërtetësinë e shpalljeve prej Allahut të Madhëruar. Ky umet, gjithashtu, do të dëshmojë për të gjithë popujt: a i kanë besuar apo mohuar profetët e tyre. Ky umet është i drejtë dhe dëshmia e tij është e pranueshme, sikurse ka thënë i Madhëruari: “Dhe kështu, Ne ju bëmë ju një popull të ekuilibruar, për të qenë dëshmitarë (Ditën e Gjykimit) për popujt. Edhe i Dërguari ka për të qenë dëshmitar për ju...”. [Bekare 143]. Me sa duket, këta besimtarë nga mesi i ithtarëve të Librit u qortuan dhe u luftuan për shkak të besimit të tyre te Muhamedi a.s, prandaj thanë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë