Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
E përse të mos besojmë Perëndinë dhe të Vërtetën (Kur’anin), që na është dërguar, kur shpresojmë se edhe neve Zoti ynë do të na shpie me njerëz të mirë. (84)
Tefsiri
Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë? -Pra, çfarë na pengon ne që të mos besojmë Allahun, ndërkohë që e Vërteta na erdhi e qartë. Kjo e vërtetë që na erdhi nuk pranon dyshime dhe luhatje. Ne shpresojmë që, me pasimin e saj, Zoti ynë të na fusë në Xhenet dhe të na bashkojë me vepërmirët. A nuk është normale që robi të nxitojë dhe të garojë madje, që të nënshtrohet e të punojë sipas fesë së drejtë dhe të mos largohet kurrë prej saj?! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë