Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُحَرِّمُوا طَيِّبَاتِ مَا أَحَلَّ اللَّهُ لَكُمْ وَلَا تَعْتَدُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
O besimtarë! Mos ia ndaloni vetes gjërat e bukura, të cilat Perëndia ua ka lejuar dhe mos kaloni kufirin. Se, Perëndia, nuk i don ata që e kapërcejnë kufirin (e urdhërave të Perëndisë). (87)
O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju... -
Domethënë, të mirat prej ushqimeve dhe pijeve. Falënderojeni Allahun dhe jini mirënjohës Atij për këto të mira. Kurrë mos ia ktheni ato me mosmirënjohje dhe shpërfillje. Gjithashtu, mos i bëni të ndaluara ato që Zoti i lejoi për ju. Në të kundërt, do të bëni njëherësh disa të këqija: do të thoni të pavërteta rreth Allahut, do të mohoni mirësitë e Tij e do të konsideroni haram ato që Allahu i lejoi dhe i bëri të pastra për ju. Këto janë vepra të këqija dhe të dënueshme. Allahu i Madhëruar ka ndaluar nga veprat e këqija dhe ka thënë:...dhe mos i kaloni kufijtë, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. -
Allahu i urren ata dhe ka për t’i ndëshkuar për gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron që të mos veprojnë si idhujtarët, të cilët bëjnë haram atë që Ai e ka bërë të lejuar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë