Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 92)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 92

وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَاحْذَرُوا ۚ فَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَاعْلَمُوا أَنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا الْبَلَاغُ الْمُبِينُ 92 ٩٢

Bindjuni Perëndisë, bindjuni dhe Pejgamberit dhe ruajuni (nga kundërshtarët)! E, nëse zmbrapseni (nga bindja), ta dini se Pejgamberi Ynë është i obliguar të bëjë vetëm shpalljen e qartë. (92)

Tefsiri
Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe kini kujdes! Nëse refuzoni, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë

(i shpalljes). - Bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit (a.s)janë një. Ai që i bindet Allahut i është bindur Profetit a.s, dhe ai që i është bindur Profetit i është bindur edhe Allahut. Bindja ndaj Allahut të Madhëruar dhe Profetit (a.s)arrihet me dy kushte:

1 Duke zbatuar të gjithë urdhrat dhe porositë e tyre, qofshin fjalë apo punë, të dukshme apo të brendshme, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, për të drejtat e Krijuesit dhe Profetit të Tij, apo për të drejtat e krijesave.

2 Duke u larguar nga çdo gjë që Zoti i Madhëruar dhe Profeti e kanë ndaluar, në të gjitha drejtimet e lartpërmendura.Siç shihet, ky është një nga urdhrat më gjithëpërfshirës të të gjithë urdhrave të Zotit. Pastaj i Madhëruari e përforcon porosinë e Tij gjithëpërfshirëse, duke thënë: “...dhe kini kujdes!” Pra, ruajuni që të mos kundërshtoni urdhrat e Zotit dhe të Profetit a.s, sepse kjo sjell ligësi dhe dëshpërim të madh. Nëse u ktheni shpinën atyre, dijeni se Profeti kishte për detyrë veçse transmetimin e qartë të mesazhit të Zotit dhe, sigurisht, që ai e kreu plotësisht detyrën e tij. Nëse udhëzoheni në rrugën e drejtë dhe përpiqeni sinqerisht për të jetuar sipas saj, kjo është në të mirën tuaj. Por nëse punoni keq dhe devijoni, kjo do të rëndojë mbi ju, sepse Allahu i Madhëruar ka për t’ju marrë në llogari.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë