Sureja Kaf (Qaf — ق) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




50 Kaf(ق), Ajet 39

فَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ 39 ٣٩

Andaj, duroje atë që e thonë ata dhe madhëroje Zotin tënd, dhe falenderoje Atë para lindjes së diellit dhe para muzgut, (39)

Tefsiri
Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve! -

Ji i durueshëm ndaj fyerje-ve që të bëjnë, si dhe ndaj mohimit të fesë që solle prej Zotit tënd! Përqendrohu në adhurime dhe tesbih për Zotin tënd, në fillim të ditës dhe në fund të saj. Po kështu vepro edhe gjatë natës dhe në përfundim të çdo namazi. Pa dyshim, kujtimi dhe angazhimi me adhurimin e Allahut e ngushëllon dhe i sjell qetësi shpirtit. Adhurimet e lehtësojnë dhe forcojnë durimin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë