Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَدْ عَلِمْنَا مَا تَنْقُصُ الْأَرْضُ مِنْهُمْ ۖ وَعِنْدَنَا كِتَابٌ حَفِيظٌ
Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha. (4)
Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. -
Allahu i Lartësuar i di në imtësi edhe se çfarë ha toka prej trupave të njerëzve, gjatë qëndrimit të tyre në varre. Çdo gjë është shkruar me përpikmëri në Leuhi Mahfudh, në librin e Tij të ruajtur nga ndryshimet apo nga mangësitë.Te Ne është Libri që ruan gjithçka. -
Atje është shkruar gjithçka që do të ndodhë me njerëzit, gjatë jetës dhe pas vdekjes. Kështu, Allahu i Lartësuar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes, duke na kujtuar dijen e Tij absolute mbi gjithçka.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë