Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَفَلَمْ يَنْظُرُوا إِلَى السَّمَاءِ فَوْقَهُمْ كَيْفَ بَنَيْنَاهَا وَزَيَّنَّاهَا وَمَا لَهَا مِنْ فُرُوجٍ
A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)! (6)
A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, ... -
Nuk është e nevojshme që të lodhesh shumë për të konstatuar madhështinë e Allahut dhe të krijimit të Tij të mrekullueshëm. Mjafton të hedhësh vështrimin lart në qiell, për të parë rregullsinë dhe bukurinë e krijimit të Zotit të gjithësisë....se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?! -
Vëreni se si e kemi ndërtuar qiellin, me rregullsinë dhe qëndrueshmërinë e tij të pabesueshme. Pastaj shihni yjet, që e zbukurojnë atë për çdo sy që sheh. Në këtë madhështi nuk mund të vëresh asnjë të çarë, asnjë defekt apo çrregullim. Allahu i Lartësuar e ka bërë qiellin si çati mbrojtëse për krijesat e tokës dhe ka vendosur në të gjëra që konsiderohen si domosdoshmëri për jetën në tokë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë