Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالْأَرْضَ مَدَدْنَاهَا وَأَلْقَيْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ وَأَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ
E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur, (7)
Edhe Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur në të male përforcuese. -
Vështroni Tokën, se si Allahu i Lartësuar e shtriu dhe e bëri të qëndrueshme për banorët e saj. Ai e rregulloi atë, në mënyrë që çdo krijesë të mund të jetojë dhe t’i plotësojë nevojat e veta në të. Allahu i Lartësuar vendosi në Tokë malet, që shërbejnë si përforcuese të saj, që ajo të mos ishte e lëkundshme dhe e pabanueshme.Ne kemi bërë që në të të mbijnë larmi bimësh të bukura. -
Përveç qëndrue-shmërisë, Allahu i Lartësuar e pajisi Tokën me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e bimësisë, me të gjithë larmishmërinë dhe hijeshinë e saj. Kush vështron këtë bimësi, gjen kënaqësi dhe çlodhje, ai që mediton rreth tyre, habitet dhe mrekullo-het, ai që pret prodhimin e tyre, qetëso-het dhe gëzohet. Allahu i Lartësuar e solli këtë mirësi si ushqim për bijtë e Ademit dhe për kafshët e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë