Sureja Kaf (Qaf — ق) (Ajet 9)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




50 Kaf(ق), Ajet 9

وَنَزَّلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً مُبَارَكًا فَأَنْبَتْنَا بِهِ جَنَّاتٍ وَحَبَّ الْحَصِيدِ 9 ٩

Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren. (9)

Tefsiri

Ne e lëshojmë nga qielli shiun e bekuar dhe me të bëjmë të mundur që të mbijnë e të lulëzojnë kopshte e të korra, ... -

Pa ujin e begatshëm që Zoti e zbret nga qielli, nuk ka mundësi të jetojë asnjë gjallesë në tokë. Nëpërmjet tij, i Mëshirshmi i jep jetë gjithçkaje. Kështu lulëzojnë kopshtet, vreshtat, agrumet plot hijeshi dhe aromë, shegët, mollët e çdo frut i shijshëm dhe i këndshëm. Me të rriten edhe të lashtat, si gruri, elbi, orizi etj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë