Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَوْمَ هُمْ عَلَى النَّارِ يُفْتَنُونَ
(Do të jetë) atë Ditë kur ata do të përcëllohen në zjarr! (13)
Ajo është dita kur ata do të digjen në zjarr!
(Do t'u thuhet)“Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej! -
Për shkak të poshtërsisë që i karakterizon, ata do të ndëshkohen. Atyre do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin tuaj!” Ky është përfundim i merituar për veprat e tyre. Ata nuk i kaluan sprovat e dynjasë, por ranë në kufër dhe humbje. Ky ndëshkim është pikërisht ai që ata e kërkojnë t’u përshpejtohet në dynja, në shenjë mosbesimi ndaj tij. Prandaj u thuhet: “Kënaquni” me të gjitha llojet e ndëshkimit, me pranga e zinxhirë, në zemërimin e të Plotfuqishmit!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë