Sureja Edh-Dhariyat (Fryrjet — الذاريات) (Ajet 14)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




51 Edh-Dhariyat(الذاريات), Ajet 14

ذُوقُوا فِتْنَتَكُمْ هَٰذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَسْتَعْجِلُونَ 14 ١٤

(U thuhet atyre): “Shijoni dënimin tuaj! Ky (dënim) është ai që e nxitojshit!” (14)

Tefsiri

Ajo është dita kur ata do të digjen në zjarr!

(Do t'u thuhet)

“Shijojeni dënimin tuaj! Ky është ai që e kërkonit t’ju shpejtohej! -

Për shkak të poshtërsisë që i karakterizon, ata do të ndëshkohen. Atyre do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin tuaj!” Ky është përfundim i merituar për veprat e tyre. Ata nuk i kaluan sprovat e dynjasë, por ranë në kufër dhe humbje. Ky ndëshkim është pikërisht ai që ata e kërkojnë t’u përshpejtohet në dynja, në shenjë mosbesimi ndaj tij. Prandaj u thuhet: “Kënaquni” me të gjitha llojet e ndëshkimit, me pranga e zinxhirë, në zemërimin e të Plotfuqishmit!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë