Sureja Edh-Dhariyat (Fryrjet — الذاريات) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




51 Edh-Dhariyat(الذاريات), Ajet 29

فَأَقْبَلَتِ امْرَأَتُهُ فِي صَرَّةٍ فَصَكَّتْ وَجْهَهَا وَقَالَتْ عَجُوزٌ عَقِيمٌ 29 ٢٩

Dhe, u duk gruaja e tij, duke thërritur dhe duke e rrahur fytyrën, e tha: “Vallë, unë plaka, sterile (a mund) të lind?! (29)

Tefsiri

E shoqja klithi dhe, duke i rënë fytyrës së vet, tha: “Unë jam e moshuar, që nuk mund të lind!” -

Kur gruaja e Ibrahimit (a.s.) dëgjoi sihariqin, klithi nga gëzimi duke goditur fytyrën me dorë. Ky është një veprim i natyrshëm i grave, kur gëzohen shumë. Ato shpesh thonë fjalë, klithin e bëjnë veprime jo të zakonta. Aty për aty, ajo tha: “Unë jam e vjetër në moshë dhe shterpë. Si të lindë fëmijë një grua si unë, që është shterpë dhe në një moshë kur nuk mund të bëjë fëmijë?!” Ajo përmendi dy shkaqe, që e bëjnë të pamundur lindjen e fëmijës. Ndërsa në suren Hud, Allahu i Lartësuar na tregon se ajo tha edhe një shkak tjetër: “... burri im është plak ...”.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë