Sureja Edh-Dhariyat (Fryrjet — الذاريات) (Ajet 42)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




51 Edh-Dhariyat(الذاريات), Ajet 42

مَا تَذَرُ مِنْ شَيْءٍ أَتَتْ عَلَيْهِ إِلَّا جَعَلَتْهُ كَالرَّمِيمِ 42 ٤٢

e cila nuk kurseu asgjë ngado që kaloi, e që të mos e ketë bërë si kalbësirë. (42)

Tefsiri
(Kujto)

Edhe Adin, kur Ne lëshuam kundër tyre furtunën shkatërrimtare, që nuk la gjë pa e shndërruar në mbeturinë. -

Ad quhej një popull i njohur shumë i fuqishëm. Kur ata mohuan Profetin e dërguar tek ata, Hudin, Allahu i Lartësuar lëshoi si ndëshkim kundër tyre një erë të fuqishme, që nuk përmbante asnjë të mirë, por vetëm shkatërrim dhe ndësh-kim. Kudo ku kaloi, ajo shfarosi gjithçka dhe e shndërroi në pluhur, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Edhe pse ishin një popull tejet i fuqishëm, si askush tjetër në botë, Zoti i zhduku. Kjo tregon për forcën dhe pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, të Cilit nuk i shpëton asgjë në gjithësi. Ai e ndëshkon ashpër atë që nuk i bindet dhe nuk kthen rrugë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë