Sureja Edh-Dhariyat (Fryrjet — الذاريات) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




51 Edh-Dhariyat(الذاريات), Ajet 46

وَقَوْمَ نُوحٍ مِنْ قَبْلُ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ 46 ٤٦

Edhe për popullin e Nuhut, që më parë (i kemi shkatërruar). Me të vërtetë, ata kanë qenë popull mëkatar! (46)

Tefsiri
(Kujto)

Edhe popullin e Nuhut, që ishte më parë. Vërtet, ai ishte një popull i prishur. -

Po kështu veproi i Madhëruari edhe me popullin e Nuhut (a.s.), kur ata e trajtuan Nuhun (a.s.) si gënjeshtar dhe nuk iu nënshtruan porosive të Zotit dhe shkelën kufijtë e Tij. Atëherë, Zoti u lëshoi ujë të papërmbajtur, i cili vërshonte nga çdo drejtim. Kështu, u mbytën të gjithë dhe prej vendbanimeve të tyre nuk mbeti më asgjë. I tillë është ndëshkimi i Zotit për ata që nuk i binden dhe shpërfillin profetët, shpalljet dhe porositë e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë