Sureja Edh-Dhariyat (Fryrjet — الذاريات) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




51 Edh-Dhariyat(الذاريات), Ajet 59

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا ذَنُوبًا مِثْلَ ذَنُوبِ أَصْحَابِهِمْ فَلَا يَسْتَعْجِلُونِ 59 ٥٩

Me të vërtetë, për ata që kanë bërë zullum, kanë pjesë (të dënimit), të ngjashëm pjesës së shokëve të tyre që kanë qenë si ata, e le të mos e nxitojnë atë (dënimin), (59)

Tefsiri
Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëlle-zërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij! -

Ata që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe mesazhin e tij do të kenë ndëshkim si popujt e tjerë të ngjashëm, që mohuan të dërguarit e tjerë të Zotit. Ata të mos nguten, sepse Allahu i Lartësuar ka vendosur një rregull të pandryshueshëm: çdo mohues, i cili vazh-don të mos pendohet dhe të mos bindet, patjetër që do të ndëshkohet, edhe nëse mund të vonohet ky ndëshkim për njëfarë kohe. Më pas, i Lartësuari i kër-cënon të tillë njerëz me Ditën e Gjykimit:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë