Sureja Et-Tur (Mali — الطور) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




52 Et-Tur(الطور), Ajet 21

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُمْ بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُمْ مِنْ عَمَلِهِمْ مِنْ شَيْءٍ ۚ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ 21 ٢١

E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar – (21)

Tefsiri
Besimtarët e vërtetë do t’i bashkojmë me ata pasardhës të tyre që i pasojnë në besim, duke mos u pakësuar asgjë nga veprat e veta. -

Ky është një plotësim i shpërblimit dhe i lumturisë së banorëve të Xhenetit. Fëmijët që pasojnë prindërit e tyre në besim dhe vepra të mira, Allahu i Lartësuar ua bashkëngjit prindërve, që mund të jenë në grada më të larta në Xhenet. Kjo bëhet për të shtuar nderimin e këtyre prindërve, por edhe për të shtuar shpërblimin e fëmijëve që ndjekin rrugën e drejtë të paraardhësve besimta-rë. Po kështu ndodh edhe anasjelltas: nëse fëmijët janë në grada më të larta, Allahu i Lartësuar u bashkangjit atyre prindërit besimtarë. Sigurisht, kjo gjë nuk e pakëson shpërblimin e prindërve, ose pasardhësve që i kanë merituar ato grada të larta. Dikush mund të mendojë gabimisht se edhe me banorët e Zjarrit do të veprohet në të njëjtën mënyrë, domethënë që Allahu i Lartësuar do t’i bashkojë prindërit me pasardhësit e tyre. Por i Madhëruari na tregon se gjykimi për dy vendet nuk është i njëjtë, dhe s’ka se si të jetë i tillë, sepse Zjarri është vendi ku zbatohet drejtësia e Zotit dhe askush nuk ndëshkohet për gjynahet që nuk i ka vepruar vetë apo nuk është bërë shkak, siç thotë i Madhëruari më pas:

Çdokush është peng i punës së vet. -

Askush nuk do të merret në përgjegjësi për veprat e të tjerëve. Askush nuk do të pyetet për gjynahun e tjetrit. Atëherë, ky ajet hedh poshtë keqkuptimet që mund të lindin në këtë drejtim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë