Sureja En-Nebe (Lajmi — النبأ) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




78 En-Nebe(النبأ), Ajet 8

وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا 8 ٨

Ne ju kemi krijuar dy lloje (mashkull e femër), (8)

Tefsiri

Ne ju krijuam në çifte. -

Allahu na ka krijuar në çifte, mashkull e femër të të njëjtit lloj, me qëllim që të gjejmë prehjen dhe qetësinë te njëri-tjetri. Vendosi mes këtyre dy gjysmave, që plotësojnë njëra-tjetrën, dashurinë dhe mëshirën, prej të cilave lind dhe vazhdon jeta. Kështu, mbi bazat e dashurisë dhe të mëshirës, formohet e zhvillohet më tej shoqëria njerëzore. Përveç kësaj, Allahu i Gjithëmëshirshëm ka bërë të mundur që çifti të shijojë edhe kënaqësinë e marrëdhënieve mes tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë