Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ يَرَوْا كِسْفًا مِنَ السَّمَاءِ سَاقِطًا يَقُولُوا سَحَابٌ مَرْكُومٌ
Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!” (44)
Edhe sikur të shihnin ndonjë send duke rënë nga qielli, ata do të thoshin: “Është veç një grumbull resh!” -
Edhe sikur nga qielli të lëshoheshin sende të mëdha ndëshkuese, ata përsëri nuk do të besonin, por do të vazhdonin në verbërinë e tyre e do të thoshin: “Është veç një grumbull resh! Janë thjesht disa re të mëdha dhe të zakonshme.” Ata do t’i kalonin si pa të keq këto shenja, duke mos nxjerrë mësime prej tyre. Për të tillët, ilaçi i vetëm është ndëshkimi, siç thotë i Lartësuari më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë