Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَوْمَ تَمُورُ السَّمَاءُ مَوْرًا
atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm, (9)
Atë ditë, qielli do të lëkundet fuqishëm e malet do të shkulen nga vendi e do të lëvizin. -
Atë ditë, qiejt do të rrotullohen dhe do të lëkunden. Lëkundja e tyre do të jetë e tmerrshme, e vazhdueshme dhe shkatërruese. Ndërsa malet do të shkulen nga vendi dhe do të lëvizin si retë dhe si pluhur në ajër. Kur të tilla dridhje shkaktojnë këto fenomene me krijesat e mëdha, atëherë si do të jetë frika që do të pushtojë njerëzit, qenie aq të vogla dhe të dobëta?!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë