Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنْ هِيَ إِلَّا أَسْمَاءٌ سَمَّيْتُمُوهَا أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمْ مَا أَنْزَلَ اللَّهُ بِهَا مِنْ سُلْطَانٍ ۚ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ وَمَا تَهْوَى الْأَنْفُسُ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مِنْ رَبِّهِمُ الْهُدَىٰ
Ata (idhujt) janë vetëm emra që ua keni ngjitur ju dhe të parët tuaj, e Perëndia nuk ju ka dërguar për ta – kurrfarë argumenti. Ata ndjekin vetëm dyshimin dhe atë që janë të prirur; e, me të vërtetë, atyre u ka ardhur prej Zotit të tyre udhëzimi në rrugën e drejtë. (23)
...megjithëse prej Zotit të tyre u ka ardhur udhëzimi i qartë. -
Atyre u erdhi nga Zoti i Lartësuar udhëzimi i qartë, i cili u tregonte rrugën e drejtë dhe i mësonte se si ta njësonin Zotin dhe si t’i trajtonin profetët e Tij. Ky udhëzim sqaron gjithçka që robërit kanë nevojë ta dinë. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar atë me prova dhe argumente të forta, të cilat e bëjnë të detyrueshme për çdo njeri që të nënshtrohet dhe ta zbatojë këtë udhëzim. Pas fakteve të Zotit, askujt nuk i mbetet më justifikim nëse e lëshon rrugën e Tij. E si mund të krahasohet kjo fe madhështore, e faktuar dhe e argumentuar qartë nga Zoti i gjithësisë, me fenë e idhujtarëve, të ndërtuar mbi hamendësime të kota?! Nëse dikush vazhdon përsëri në të kotën, edhe pas këtyre sqarimeve, atëherë e pret ndëshkimi i përjetshëm. Këta të mjerë vazhdojnë të vetëmashtrohen me kotësinë që ndjekin, por Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë ëndrrat e tyre, duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë