Sureja En-Nexhm (Ylli — النجم) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




53 En-Nexhm(النجم), Ajet 2

مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَىٰ 2 ٢

shoku juaj (Muhammedi) as nuk e ka humbë as nuk e ka shmangë rrugën e drejtë! (2)

Tefsiri

...se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar! -

Betimi bëhet për të treguar se Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga devijimet, qoftë në dituri apo në qëllime. Profeti (a.s.) ishte i udhëzuar nga Zoti me diturinë që Ai i dhuroi, ashtu siç ishte dhe udhëzues për të tjerët. Nga ajeti kuptojmë, gjithashtu, se qëllimet e këtij Profeti ishin shumë të larta. E si të mos ishin të tilla, kur ato bazoheshin në Shpalljen e të Gjithëditurit Mëshirëplo-të?! Ai synonte që ta udhëzonte umetin e tij në rrugën më të mirë dhe më të lehtë drejt Zotit të tyre. Ndryshe është gjendja e ftuesve në rrugët e humbjes, dituria e të cilëve është e prishur, e keqe dhe qëllimet e tyre janë të frikshme. Allahu i Lartësuar thotë: “sahibukum” - “shoku juaj” për të kujtuar faktin që ai ishte një njeri i njohur mes tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen fisnike, ashtu si edhe sinqeritetin apo besnikërinë e tij. Ata e kuptonin shumë mirë se ai ishte njeri i udhëzuar. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt kur thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë