Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَقَالُوا أَبَشَرًا مِنَّا وَاحِدًا نَتَّبِعُهُ إِنَّا إِذًا لَفِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ
ata thanë: “Vallë, a ta pasojmë një njeri nga mesi ynë?! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim në rrugë të humbur dhe të çmendur. (24)
Ata thanë: “A të shkojmë pas një njeriu të vetëm, që doli nga mesi ynë?! Ne, atëherë, do të ishim vërtet të humbur dhe të marrë!” -
Si të bëhemi pasues të një njeriu të vetëm e të thjeshtë, i cili nuk është mbret apo nga ndonjë popull i fuqishëm? Nëse do të bëheshim pasues të një njeriu të tillë, ne do të ishim të humbur dhe fatkeqë. Këto fjalë ishin, në fakt, treguese të humbjes dhe fatkeqësisë së tyre. Ata refuzuan të ishin pasues të një Profeti të dërguar dhe mbështetur nga Zoti dhe pranuan të bëheshin adhurues të pemëve, gurëve e figurave.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë