Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّا مُرْسِلُو النَّاقَةِ فِتْنَةً لَهُمْ فَارْتَقِبْهُمْ وَاصْطَبِرْ
Ne, do ta dërgojmë devën për t’i sprovuar, andaj priti ti ata dhe bëhu i durueshëm. (27)
Ne do t’u dërgojmë devenë si sprovë... -
Si mrekulli, Zoti u bëri atyre një deve, që të shërbente si provë e mjaftueshme për vërtetësinë e profetit Salih. I gjithë populli mund të pinte nga qumështi i saj dhe u mjaftonte. Por kjo mrekulli ishte gjithashtu edhe një sprovë për ta, siç thotë i Madhëruari:...por t’i vetëm vështroji me durim! -
Kuptimi: Kjo do të jetë sprovë për ta, prandaj ti bëj durim kur i fton në rrugën e drejtë. Ji i qëndrueshëm dhe i durueshëm në rrugën e thirrjes dhe vështro se çfarë do të ndodhë: a do të besojnë apo do të vazhdojnë të jenë mospërfillës ndaj porosive të Zotit?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë