Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَكَذَّبُوا وَاتَّبَعُوا أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَكُلُّ أَمْرٍ مُسْتَقِرٌّ
Ata e përgënjeshtrojnë (të vërtetën) dhe pasojnë kënaqësitë e tyre, e çdo gjë, madje, është e caktuar. (3)
Ata e mohojnë të vërtetën dhe ndjekin dëshirat e veta... -
Ky ajet i përngjan ajetit tjetër të Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, silleni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!” E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.” [Kasas 49, 50]. Nëse qëllimi i tyre do të ishte zbulimi dhe pasimi i udhëzimit të drejtë, ata pa dyshim do të kishin besuar dhe do të ishin bërë pasues të Muhamedit (a.s.). E si të mos ndodhte kështu, kur Allahu i Lartësuar i dhuroi atij shenja, mrekulli dhe fakte të prera, të cilat dëshmonin qartë për ligjin dhe fenë e drejtë?!...por çdo çështje do të plotësohet në cakun e fundit! -
Çështjet nuk mbyllen tani. Ato do të vazhdojnë të plotësohen, derisa të mbërrijnë në cakun e fundit. Atëherë, ata që besojnë plotësisht do të lumturohen në Xhenetin e mirësisë, në faljen e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Ndërsa mohuesit do të vuajnë pafundësisht në zemërimin e Zotit dhe ndëshkimin e Tij. Ky është caku i fundit, kur do të plotësohet çdo çështje. Duke bërë të qartë se këta mohues nuk kishin qëllim të pasonin të vërtetën, por donin thjesht të ndiqnin dëshirat e tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë