Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
سَيُهْزَمُ الْجَمْعُ وَيُوَلُّونَ الدُّبُرَ
Së shpejti do të thyhet grupi (45)
Ai grup shpejt do të pësojë disfatë dhe ata do të ikin me të shpejtë
(të tmerruar). - Dhe ndodhi vërtet ashtu sikurse njoftoi i Gjithëdituri e i Gjithëpushtetshmi. Allahu i Madhëruar e poshtëroi grupin e tyre më të madh në Bedër. Atë ditë u vranë shumë krerë të kufrit dhe armiq të Profetit (a.s.). Kështu, Zoti e ndihmoi Profetin e Tij, fenë e Tij dhe adhuruesit e Tij besimtarë. Por nuk do të ishte ky fundi i dënimit për të mjerët. Ata i pret një ditë e madhe, dita kur do të tubohen të parët dhe të fundit, si ata që vuajtën dënim në jetën e dynjasë, ashtu edhe ata që jetuan përkohësisht deri në afatin që Zoti i kishte caktuar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë