Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي ضَلَالٍ وَسُعُرٍ
Me të vërtetë, mëkatarët do të jenë të humbur dhe në zjarr (në jetën tjetër). (47)
S’ka dyshim se idhujtarët keqbërës janë në humbje dhe në zjarr të madh. -
Keqbërës janë ata që e teprojnë me vepra të këqija e krime. Ata merren me idhujtari, poshtërsi dhe gjynahe të rënda. Këta të mjerë kanë humbur nga e vërteta në këtë dynja. Ata janë të humbur qoftë në diturinë e tyre, qoftë në veprat që bëjnë. Ata nuk kanë dijen e sigurt si të jetojnë dhe ta adhurojnë Zotin dhe nuk bëjnë veprat që Zoti i pëlqen dhe i urdhëron që t’i kryejnë, të cilat Ai i ka bërë shpëtuese nga ndëshkimi i dhembshëm në dynja dhe në Ditën e Gjykimit. Për këtë arsye, ata i pret ndëshkimi në këtë jetë, në Ditën e Gjykimit dhe në ditën kur zjarri i ndezur fort t’ua përvëlojë lëkurën dhe trupin e do t’u depërtojë deri në zemër. I Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë