Sureja Er-Rahman (Mëshiruesi — الرحمن) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




55 Er-Rahman(الرحمن), Ajet 12

وَالْحَبُّ ذُو الْعَصْفِ وَالرَّيْحَانُ 12 ١٢

dhe drithëra me gjethe dhe bimë me erë të mirë, - (12)

Tefsiri

...Drithëra me gjethe e kërcej

(si ushqim për kafshët)

dhe rejhan

(bimë aromatike). - Drithërat janë bimët me kalli, që shërbejnë edhe si ushqim për kafshët dhe bagëtitë. Këtu hyjnë gruri, elbi, misri, orizi etj. Fjala ‘rejhan’ ndoshta përfshin të gjitha perimet jeshile që konsumojnë njerëzit. Por ka mundësi, gjithashtu, që ‘rejhan’ të jetë vetëm për borzilokun, bimën aromatike të njohur. Në këtë mënyrë, i Madhëruari u kujton robërve mirësinë e aromave të këndshme që u ka mundësuar në tokë, të cilat gëzojnë dhe freskojnë shpirtin e tyre. Pasi përmendi disa nga mirësitë e shumta, të cilat ata i shohin dhe i ndiejnë, Allahu i Madhëruar urdhëron njerëzit e xhindët për të qenë mirënjohës ndaj Tij, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë