Sureja Er-Rahman (Mëshiruesi — الرحمن) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




55 Er-Rahman(الرحمن), Ajet 13

فَبِأَيِّ آلَاءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ 13 ١٣

e, cilat dhunti të Zotit tuaj (o njerëz dhe xhindë) po i përgënjeshtroni (mohoni)?! (13)

Tefsiri

Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë