Sureja Er-Rahman (Mëshiruesi — الرحمن) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




55 Er-Rahman(الرحمن), Ajet 27

وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ 27 ٢٧

e mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërueshmi dhe Bamirësi – (27)

Tefsiri
Çdo gjë që ndodhet në të ka për t’u zhdukur, E do të mbetet vetëm Fytyra e Zotit tënd, që është i Madhëruar e Bujar. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Çdo gjë në këtë botë: njerëz, xhindë, kafshë etj. do të vdesë dhe do të zhduket. Atëherë do të mbetet vetëm i Gjalli, i Cili nuk vdes. Ai është Dhul Xhelali uel Ikram - Zotëruesi i madhështisë, krenarisë dhe lartësisë, prandaj meriton madhërimin, adhurimin dhe lavdinë e plotë; ashtu siç është Zotëruesi i bujarisë e mëshirës, që përkujdeset e ka mëshirë për çdo krijesë, e në mënyrë të veçantë për të dashurit e Tij, të cilët i ka përzgjedhur mes të tjerëve. Është Allahu, të Cilin adhuruesit e Tij e nderojnë, e respektojnë, e madhërojnë, e duan dhe e lartësojnë. Është Ai tek i Cili besimtarët pendohen dhe kthehen të nënshtruar, është Ai të Cilin të dashurit e Tij e adhurojnë si Një, të Vetëm e të Pashoq.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë