Sureja Er-Rahman (Mëshiruesi — الرحمن) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




55 Er-Rahman(الرحمن), Ajet 5

الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ بِحُسْبَانٍ 5 ٥

Dielli dhe Hëna (lëvizin) sipas llogarisë (rrugës) së caktuar, (5)

Tefsiri

Dielli dhe Hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë. -

Allahu i Madhëruar e krijoi Diellin dhe Hënën dhe i vendosi të lëvizin sipas një rregulli të përcaktuar e të pandryshuar. Këtë e bëri si mëshirë për robërit e Tij dhe si përkujdesje ndaj tyre. Allahu i Madhëruar i vendosi ato në qiell, që nëpërmjet tyre, krijesat të arrijnë shumë dobi, për shembull, të llogarisin vitet, të përcaktojnë kohën dhe afatet në marrëdhëniet mes tyre etj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë