Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالسَّمَاءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ الْمِيزَانَ
e qiellin e ka ngritur dhe ka vënë masë (drejtësinë), (7)
Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë... -
Allahu i Lartësuar e bëri qiellin si tavan dhe mbrojtës për krijesat në tokë. Ai, gjithashtu, vendosi peshoren e drejtësisë mes robërve të Tij. Kjo përfshin gjithçka nëpërmjet së cilës arrihet drejtësia mes krijesave. Allahu i Lartësuar urdhëroi njeriun që të përllogarisë çdo gjë me saktësi e drejtësi, në pesha dhe matje të ndryshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë