Sureja El-Vakia (Ngjarja — الواقعة) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




56 El-Vakia(الواقعة), Ajet 46

وَكَانُوا يُصِرُّونَ عَلَى الْحِنْثِ الْعَظِيمِ 46 ٤٦

dhe me këmbëngulje bënin mëkate të rënda, (46)

Tefsiri

Dhe vazhdimisht bënin gjynahe të mëdha. -

Ata ishin fundosur në gjynahe të mëdha dhe nuk pendoheshin asnjëherë për to. Ata vazhdonin pandërprerë në fjalë e vepra që zemëronin Krijuesin, i Cili përkujdesej për ta. Kështu vijuan, deri në momentin kur dolën para Tij, me peshën e rëndë të gjynaheve të tyre, për të cilat nuk kërkuan falje atëherë kur kjo do t’u bënte dobi. Ata, madje, e mohonin ringjalljen dhe vërtetësinë e saj, prandaj thoshin:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë